Qendra e ndihmës

Si të regjistrohesh në SkyShowtime


Koha e përsosur! Je në vendin e duhur. 

 

Ka mënyra të ndryshme për t'u regjistruar në SkyShowtime. 

Regjistrohu në faqen tonë të internetit SkyShowtime. 

Kjo është mënyra më e lehtë për t'u regjistruar në SkyShowtime.  

 

  1. Shko te skyshowtime.com 

  1. Kliko "Bashkohu me ne" 

  1. Krijo një llogari duke vendosur adresën e emailit dhe fjalëkalimin. 

  1. Pasi të jesh futur në faqen "Detajet e pagesës", vendos emrin dhe adresën, dhe më pas zgjidh metodën e pagesës. 

  1. Kliko "Paguaj tani" për të përfunduar regjistrimin. 

Regjistrohu në një dyqan aplikacionesh. 

Regjistrimi në një dyqan aplikacionesh është i lehtë!  

 

Procesi është pak a shumë i njëjtë nëse ke një pajisje Apple, Android, LG, apo Samsung.  

 

  1. Shkarko aplikacionin SkyShowtime në pajisjen tënde. 

  1. Krijo një llogari. 

  1. Bëj pagesën në dyqanin e aplikacioneve për të përfunduar abonimin. 

 

Ki parasysh se nëse je regjistruar në një dyqan aplikacionesh, procesi i tarifimit kryhet nga ky i fundit. Ndaj, për të ndryshuar abonimin, duhet të përdorësh platformën e tij.  

Merr SkyShowtime përmes një ofruesi partner. 

Gjithashtu, mund të aksesosh të gjithë bibliotekën e përmbajtjes së SkyShowtime duke u regjistruar përmes një ofruesi partner lokal. Shih SkyShowtime përmes ofruesve partnerë për të mësuar më shumë.  

 

Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na kontakto. 


A t'u duk e dobishme kjo?