SkyShowtime Njoftim mbi përdorimin e Cookie

Përditësimi i fundit i njoftimit: Dhjetor 2025

Ky Njoftim mbi përdorimin e Cookie (“Njoftimi”) shpjegon se si SkyShowtime dhe filialet tona (“SkyShowtime” ose “ne”), sё bashku me partnerёt tanё, duke pёrfshirё reklamuesit dhe shitёsit, pёrdorim Cookies dhe teknologji tё ngjashme gjurmimi kur ju pёrdorni faqen tonё tё internetit dhe aplikacione qё lidhen me kёtё politikë (“Shёrbimet”). Ky Njoftim ofron mё shumё informacione rreth kёtyre teknologjive dhe zgjedhjeve tuaja lidhur me to.

Nё rrethana të caktuara, ne mbledhim tё dhёna personale rreth jush pёrmes kёtyre Cookies dhe teknologjive tё ngjashme tё gjurmimit qё mund tё pёrfshijnё adresёn tuaj IP, informacione rreth mёnyrёs se si i pёrdorni Shёrbimet tona, zgjedhjen tuaj tё shfletuesit tё internetit, llojin e pajisjes qё jeni duke pёrdorur pёr tё aksesuar Shёrbimet tona, si dhe vendndodhjen tuaj. Në rastet ku informacionet qё ne mbledhim pёrmes Cookies dhe teknologjive tё ngjashme tё gjurmimit kualifikohen si tё dhёna personale, pёr mbledhjen dhe pёrpunimin e tё dhёnave personale në fjalë zbatohet ky Njoftim dhe Politika jonë e privatësisë.

Duhet tё lexoni si Politikëne privatësisë ashtu edhe kёtё Njoftim pёr tё kuptuar mё mirё përdorimin e informacioneve tuaja nga SkyShowtime.

Përdoruesit nën 18 vjeç

Individët nën moshën 18 vjeç nuk mund të kenë një llogari në SkyShowtime, por mund ta përdorin SkyShowtime me pëlqimin dhe nën mbikëqyrjen e prindit ose kujdestarit të tyre. Nga cilësimet e llogarisë së SkyShowtime, prindërit ose kujdestarët e regjistruar mund gjithashtu të krijojnë një a më shumë profile të veçanta me kufizim moshe për përdoruesit nën 18 vjeç.


UDHËZUES I SHPEJTË

  1. ÇFARË JANË COOKIES DHE SI PËRDOREN?
  2. PËLQIMI DHE BAZA TJERA LIGJORE PËR TË PËRDORUR COOKIES DHE PËR TË PËRPUNUAR TË DHËNAT PERSONALE
  3. COOKIES NËPËR DISA PAJISJE
  4. COOKIES NË NJË PAJISJE ME DISA PROFILE
  5. COOKIES NË PAJISJET QË PËRDOREN NGA FËMIJËT
  6. MENAXHIMI I COOKIES
  7. TË DREJTAT TUAJA TË PRIVATËSISË
  8. PËRDITËSIMET E KËTIJ NJOFTIMI MBI PËRDORIMIN E COOKIE

1. ÇFARË JANË COOKIES DHE SI PËRDOREN?

Qëllimi i këtij Njoftimi mbi përdorimin e Cookie është t’ju japë një informacion të përgjithshëm dhe të qartë se çfarë janë Cookies, si grupohen ato dhe si t'i menaxhoni kur përdorni Shërbimet tona.

Detajet e Cookies individuale mund të gjenden nëpërmjet linkut “Preferencat e Cookie” në fundfaqe tek të gjitha Shërbimet (ose nga “Cilësimet e privatësisë” në llogarinë tuaj nëse po shikoni nëpërmjet një televizori inteligjent). Këtu mund të shikoni informacione në lidhje me Cookies rreptësisht tё nevojshme dhe të krijoni seksione të detajuara për Cookies e tjera.

1.1 Çfarë janë Cookies?

Kur vizitoni ose përdorni Shërbimet, mund të ruhen ose të aksesohen copëza të vogla informacionesh në pajisjen tuaj. Këto zakonisht quhen “Cookies”, por përfshijnë edhe teknologji të ngjashme si pikselët dhe memoria lokale. Cookies ndihmojnë faqet e internetit dhe aplikacionet të mbajnë mend gjëra rreth jush. Për shembull, të dhënat tuaja të identifikimit, preferencat tuaja gjuhësore ose se ku e keni ndërprerë një film. Ato mundësojnë funksionimin e duhur dhe më praktik të Shërbimeve.

Ne gjithashtu përdorim Cookies dhe mjete të ngjashme për të kuptuar se si po përdoren Shërbimet, në mënyrë që të mund të ndreqim problemet, të përmirësojmë veçoritë dhe të rekomandojmë përmbajtje që përputhet me interesat tuaj.

Shkurtimisht, Cookies na ndihmojnë t’jua bëjmë përvojën e transmetimit më të lehtë, më personale dhe më të personalizuar dhe ju mund të kontrolloni shumë aspekte të mënyrës se si ne i përdorim Cookies. Për shembull, ju keni mundësinë të na kërkoni të kufizojmë (ose të konfigurojmë cilësimet e shfletuesit ose të sistemit tuaj operativ për të kufizuar) lloje të caktuara gjurmimi ose të refuzoni Cookies që nuk janë të nevojshme. Megjithatë, duke vepruar kështu, mund të mos jeni në gjendje të përdorni veçori të caktuara në Shërbimet tona ose të përfitoni plotësisht nga të gjitha ofertat tona.

1.2 Nivelet e ndryshme të abonimit

Shërbimet tona disponohen në nivele të ndryshme abonimi. Disa nivele përfshijnë reklama, ndërsa të tjerat jo. Kjo do të thotë që disa Cookies dhe teknologji të ngjashme janë të nevojshme për klientët që kanë përzgjedhur  nivelet me reklama (për shembull, për të siguruar që reklamat që shfaqim janë në pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi), por këto Cookies nuk do të jenë të nevojshme për abonentët në që kanë përzgjedhur nivelet pa reklama. Kur shihni informacione në lidhje me reklamat, kjo vlen për klientët e abonuar në nivelin me reklama.

1.3 Llojet e Cookies

Shёrbimet pёrdorin kategoritё e mёposhtme tё Cookies:

Cookies gjithnjë aktive – këto Cookies janë të nevojshme për funksionimin e Shërbimeve tona dhe janë gjithnjë aktive. Zakonisht, ato caktohen në përgjigje të zgjedhjeve të bëra nga ju dhe/ose për të menaxhuar dhe mbrojtur platformën, dhe ato përfshijnë kategoritë e mëposhtme:

  • Rreptësisht tё nevojshme: Kёto Cookies janë të nevojshme pёr funksionimin e Shёrbimit, duke pёrfshirё administrimin e sistemit, autentikimin, sigurinё dhe parandalimin e mashtrimit, pёr t’ju dhёnё rekomandime pёrmbajtjeje dhe pёr tё aktivizuar veçoritë e blerjeve.
  • Ruajtja dhe komunikimi i zgjedhjeve të privatësisë: Zgjedhjet që bëni në lidhje me qëllimet dhe subjektet e renditura në panelin e Cookies ruhen dhe u vihen në dispozicion subjekteve në fjalë në formën e sinjaleve digjitale (siç është një varg karakteresh). Kjo është e nevojshme në mënyrë që shërbimi dhe subjektet në fjalë të respektojnë zgjedhjet tuaja.
  • Menaxhimi i sigurisë, mashtrimit dhe gabimeve: Të dhënat tuaja mund të përdoren për të monitoruar dhe parandaluar aktivitete të pazakonta dhe me gjasë mashtruese, si dhe për të siguruar funksionimin e duhur dhe të sigurt të sistemeve dhe proceseve. Ato mund të përdoren edhe për të korrigjuar çdo problem që ju, botuesi ose reklamuesi mund të hasni gjatë dorëzimit të përmbajtjes, reklamave ose në ndërveprimin tuaj me ta.
  • Dorëzimi dhe paraqitja e reklamave dhe përmbajtjes: Informacione të caktuara (si adresa IP ose aftësitë e pajisjes) përdoren për të siguruar përputhshmërinë teknike të përmbajtjes dhe reklamave, si dhe për të lehtësuar transmetimin e përmbajtjes dhe reklamave në pajisjen tuaj.
 
Cookies opsionale – këto Cookies zbatohen me pëlqimin tuaj dhe përfshijnë:   

  • Ruajtja dhe aksesi në informacione: Cookies, identifikues të pajisjes ose identifikues të ngjashëm online (p.sh. identifikues të bazuar në aksesim (login), identifikues të caktuar rastësisht, identifikues të bazuar në rrjet) së bashku me informacione të tjera (p.sh. lloji dhe informacioni i shfletuesit, gjuha, madhësia e ekranit, teknologjitë e mbështetura etj.) mund të ruhen ose të lexohen në pajisjen tuaj për ta njohur atë sa herë që lidhet me një aplikacion ose një faqe interneti, për një ose disa nga qëllimet e paraqitura këtu.
  • Reklamat dhe përmbajtja e personalizuar, matja e reklamave dhe përmbajtjes, hulumtimi i audiencës dhe zhvillimi i shërbimeve: Ju mund t’i caktoni preferencat tuaja nën këtë titull për të lejuar ose refuzuar lloje specifike aktivitetesh që lidhen me reklamat dhe përmbajtjen, duke përfshirë: përdorimin vetëm të të dhënave të kufizuara për reklama të përzgjedhura; krijimin e profileve për reklama të personalizuara; përdorimin e profileve për të zgjedhur reklama të personalizuara; krijimin e profileve për të personalizuar përmbajtjen; ​përdorimin e profileve për të zgjedhur përmbajtje të personalizuar; matjen e performancës së reklamave; matjen e performancës së përmbajtjes; hulumtimin e audiencës nëpërmjet të dhënave statistikore ose kombinimeve të të dhënave nga burime të ndryshme; zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve; dhe përdorimin e të dhënave të kufizuara për përmbajtje të përzgjedhur. Ne dhe palët e treta mund të lidhim cilindo nga këto Cookies me informacione të tjera që mbajmë rreth jush.

Cookies të palës së parë
Cookies të palës së parë vendosen nga ne (duke përfshirë nëpërmjet përdorimit tonë të shërbimeve të palëve të treta) dhe përdoren për t'ju mundësuar të përdorni Shërbimet dhe veçoritë e tyre, për të ndihmuar në aktivitetet analitike dhe siç përshkruhet në Politikën tonë tëprivatësisë.

Cookies të palëve të treta
Disa palë të treta mund të vendosin Cookiet e tyre në pajisjen tuaj dhe t'i përdorin ato për t'ju njohur kur vizitoni Shërbimet dhe kur vizitoni faqe të tjera interneti ose shërbime online. Këto palë të treta i mbledhin dhe përdorin këto informacione në përputhje me politikat e veta të privatësisë. Cookies të palëve të treta mundësojnë reklamat në faqet e palëve të treta dhe ofrimin e veçorive dhe funksionalitetit në Shërbime.

Vizitoni faqet e internetit të palëve të treta për të mësuar më shumë rreth përdorimit të këtyre Cookies dhe lexoni me kujdes njoftimet e tyre të privatësisë dhe njoftimet mbi përdorimin e Cookie.


2.  PËLQIMI DHE BAZA TË TJERA LIGJORE PËR PËRDORIMIN E COOKIES DHE PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj për të vendosur Cookies ose teknologji të tjera të ngjashme në pajisjen tuaj, përveç rasteve kur ato janë thelbësore që ne t'ju ofrojmë një Shërbim që keni kërkuar (d.m.th. ato Cookies që janë listuar si “Gjithmonë aktive”).

Në rastet ku mbështetemi në pëlqimin tuaj për të vendosur Cookies dhe teknologji të ngjashme në pajisjen tuaj, ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj ose të menaxhoni preferencat duke përdorur funksionalitetin “Preferencat e Cookie” në çdo fundfaqe në faqen tonë të internetit. Më pas mund të aktivizoni ose çaktivizoni Cookies opsionale për të zgjedhur preferencat tuaja.

Mund të jetë e nevojshme të freskoni faqen që të hyjnë në fuqi cilësimet e përditësuara.

Në disa skenarë të kufizuar, ne mund të mbështetemi në interesin legjitim, pajtueshmërinë me ligjet dhe zbatimin e kontratës në vend të pëlqimit tuaj për të përpunuar të dhënat tuaja personale në lidhje me Cookies. Ju lutemi referojuni Politikëssonë të privatësisë për informacione të mëtejshme. Mund t’i shikoni dhe rregulloni preferencat tuaja të Cookie në çdo kohë nëpërmjet lidhjes “Preferencat e Cookie” në fundfaqe të faqeve përkatëse të internetit ose nga “Cilësimet e privatësisë” në llogarinë tuaj nëse po shikoni përmes një televizori inteligjent.


3.  COOKIES NËPËR DISA PAJISJE

Cookies ose teknologji të ngjashme zbatohen në televizor, shfletues ose aplikacion në çdo pajisje që përdorni për të hapur Shërbimin, jo në mbarë llogarinë tuaj. Për këtë arsye, ne do t'ju kërkojmë të lejoni, refuzoni ose menaxhoni preferencat mbi  Cookie herën e parë që përdorni një televizor, telefon, tablet, kompjuter ose shfletues të ri me llogarinë tuaj.

Nëse ndryshoni pajisjet – ose nëse pastroni të dhënat e shfletuesit – zgjedhja juaj e mëparshme nuk do të ruhet dhe do t'ju kërkohet të bëni një zgjedhje të re. Si rezultat, mund të keni cilësime të ndryshme të Cookie në pajisje të ndryshme edhe kur identifikoheni me të njëjtën llogari.


4.  COOKIES NË NJË PAJISJE ME DISA PROFILE

Brenda një pajisjeje të caktuar, preferencat mbi Cookie ruhen për të gjithë llogarinë, jo për profilet individuale nën atë llogari (d.m.th. anëtarë të veçantë të familjes).

Rrjedhimisht, kushdo që menaxhon panelin e Cookie në një pajisje bën një zgjedhje që zbatohet për çdo profil të lidhur me atë llogari në pajisjen në fjalë. Anëtarët e tjerë të familjes mund t'i shqyrtojnë ose t'i përditësojnë këto cilësime në çdo kohë dhe këto zgjedhje do të zbatohen në mënyrë të ngjashme në mbarë llogarinë në pajisjen në fjalë.


5.  COOKIES NË PAJISJET QË PËRDOREN NGA FËMIJËT

SkyShowtime nuk mbledh ose përdor me vetëdije të dhëna personale nga fëmijët. Është përgjegjësi e mbajtësit të llogarisë, ose një personi tjetër të rritur përgjegjës brenda familjes, të zgjedhë cilësimet e Cookie që zbatohen për të miturit në familje.

Përpara se një fëmijë të përdorë një pajisje të identifikuar në llogarinë tuaj, shqyrtoni preferencat e Cookie dhe zgjidhni cilësimet që ju duken të përshtatshme. Kur jepni pëlqimin për Cookies, ju e bëni këtë për llogari të çdo të mituri në familjen tuaj.

Për udhëzime se si të përdorni kontrollet prindërore, vizitoni [Cilësimet prindërore].


6.  MENAXHIMI I COOKIES

Mund t’i rregulloni preferencat tuaja të Cookie në çdo kohë nëpërmjet linkut “Preferencat e Cookie” në fundfaqe të faqeve përkatëse të internetit ose nga “Cilësimet e privatësisë” në llogarinë tuaj nëse po shikoni përmes një televizori inteligjent.

Ju gjithashtu mund të përdorni metodat e përshkruara më poshtë për të menaxhuar Cookies. Duhet të ndiqni këta hapa në çdo shfletues ose pajisje që përdorni. Nëse zëvendësoni, ndryshoni ose përditësoni shfletuesin ose pajisjen tuaj, ose nëse fshini Cookies tuaja, mund t'ju duhet t'i përdorni përsëri këto mjete. Duke qenë se disa zgjidhje menaxhimi të Cookie mbështeten në vetë Cookies, rregulloni me kujdes cilësimet e Cookie të shfletuesit tuaj duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme.

Komandat e shfletuesit: Mund të jeni në gjendje të çaktivizoni dhe menaxhoni disa Cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Nëse përdorni disa shfletues në të njëjtën pajisje, do t'ju duhet të menaxhoni cilësimet për secilin shfletues. Klikoni në cilëndo nga lidhjet e mëposhtme të shfletuesit për udhëzime:

Google Chrome

Apple Safari

Mozilla Firefox

Microsoft Edge

Nëse shfletuesi që po përdorni nuk është renditur më sipër, referojuni menusë ndihmëse së shfletuesit tuaj për informacione se si të menaxhoni Cookies. Ju lutemi të keni parasysh se çaktivizimi i Cookies nuk do të çaktivizojë mjetet e tjera analitike që mund të përdorim për të mbledhur informacione rreth jush ose përdorimit nga ana juaj të Shërbimeve tona.

Memoria lokale Flash: Kёto Cookies njihen edhe si objekte lokale tё përbashkëta dhe mund tё pёrdoren pёr tё ruajtur preferencat tuaja ose pёr tё shfaqur përmbajtje nga ne, reklamuesit dhe palё tё treta tё tjera. Cookies Flash duhet tё fshihen nё seksionin e memories sё menaxherit tё konfigurimit tё Flash Player.

Reklamat në bazë të interesave: Shumica e reklamuesve që janë palё e tretë ofrojnё njё mёnyrё mospranimi të reklamave të tyre në bazë të interesave. Pёr mё shumё informacione ose pёr të mospranuar marrjen e reklamave në bazë të interesave nga reklamuesit pjesёmarrёs që janë palё e tretё, nё varёsi tё vendit tuaj tё banimit, vizitoni: Aleanca Evropiane e Reklamimit Digjital Interaktiv


7.  TË DREJTAT TUAJA TË PRIVATËSISË

Ju gëzoni të drejtën të aksesoni, korrigjoni, kundërshtoni, kufizoni, fshini, transferoni, tërhiqni pëlqimin (në rastet kur konsiderohet si bazë ligjore siç renditet më sipër) dhe të informoheni për mënyrën se si i përdorim të dhënat tuaja personale. Referojuni Njoftimit tonë të privatësisë për informacione të mëtejshme rreth të drejtave tuaja të privatësisë.

Ju gjithashtu mund të paraqisni kërkesën tuaj ose çdo pyetje apo shqetësim tjetër në lidhje me këtë Njoftim mbi përdorimin e Cookie ose praktikat tona të përpunimit të të dhënave duke na kontaktuar në: privacy@skyshowtime.com. Ne do t'i përgjigjemi kërkesës suaj në përputhje me ligjin në fuqi.

Mund të na shkruani edhe në: Compliance Team, SkyShowtime Limited, Sky Central, Grant Way, Isleworth, Middlesex, TW7 5QD, United Kingdom.

Nëpunësi ynë për Mbrojtjen e të Dhënave (“DPO”) është përgjegjës për të siguruar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Mund ta kontaktoni DPO-në tonë në dpo@skyshowtime.com për çdo pyetje ose shqetësim në lidhje me të dhënat tuaja personale.

Ju lutemi të keni parasysh se komunikimet me email nuk janё gjithmonë tё sigurta, ndaj mos pёrfshini informacione tё kartёs sё kreditit ose informacione të tjera sensitive nё mesazhet që na nisni me email.

Ju gjithashtu gëzoni të drejtën të paraqisni një ankesë rreth nesh pranë Zyrës së Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar (www.ico.org.uk) ose Autoritetit tuaj lokal për Mbrojtjen e të Dhënave (“DPA”). Një listë të DPA-ve të BE-së mund ta gjeni këtu.


8.  PËRDITËSIMET E KËTIJ NJOFTIMI

Ne mund ta ndryshojmë këtë Njoftim mbi përdorimin e Cookie në çdo kohë. Ne do t'ju njoftojmë për ndryshime të rëndësishme nëse kemi një marrëdhënie me ju dhe, në të kundërt, do të postojmë versione të përditësuara në faqen tonë të internetit herë pas here. Shihni legjendën PËRDITËSIMI I FUNDIT në krye të kësaj faqeje për të parë se kur është rishikuar për herë të fundit ky Njoftim mbi përdorimin e Cookie. Çdo ndryshim në këtë Njoftim mbi përdorimin e Cookie do të hyjë në fuqi kur ta bëjmë të disponueshëm versionin e rishikuar të Njoftimit mbi përdorimin e Cookie në ose përmes faqes së internetit të SkyShowtime.