Çfarë është SkyShowtime?
Shijoni serialet ekskluzive televizive, filmat e bujshëm dhe përmbajtjen origjinale më të mirë, shikimin maratonë të të cilave s’mund ta ndaloni. Nga studiot më të mëdha në botë, duke përfshirë Paramount, NBCUniversal, DreamWorks dhe Nickelodeon.
Pse të zgjidhni SkyShowtime?
Transmetime me vlerë. Të gjitha përfitimet.
Argëtim që nuk duhet humbur
Origjinale vendase. Filma të bujshëm hollivudianë. Seriale ekskluzive që duhen parë patjetër dhe shumë të tjera.
Argëtim që lëviz me ju
Shkarkoni* dhe shikoni në lëvizje ose transmetoni në aplikacion, televizor inteligjent, konsolë ose desktop.
Plane fleksibël
Zgjidhni planin e duhur për ju. Planet Standarde me reklama, Standard ose Premium.
Profile personale
Krijoni 5 profile unike, duke përfshirë profile të përshtatshme për fëmijë për t'i mbajtur të argëtuar të vegjlit.
*Shkarkimet disponohen në planet Standard dhe Premium.
Diçka për çdo gjendje emocionale
Nga aksioni te komedia, kemi gjithçka për ju.

Dexter
Ndiq çdo episod
Të gjitha serialet tuaja të preferuara në një vend
Zhytuni në historitë, personazhet dhe universet që pëlqeni. Nga filmat-franshizë të bujshëm deri tek të preferuarit e përjetshëm, janë të gjitha këtu.

Minions


Mission Impossible


The Office


Shrek


Spongebob Squarepants


Star Trek

Transmetoni kudo që jeni
Shikoni në pajisje të shumta, duke përfshirë televizorët inteligjentë, kompjuterët, tabletët dhe telefonat celularë.
Për më shumë informacion rreth pajisjeve të përputhshme, kliko këtu
Pyetjet më të shpeshta
Cilat janë përfitimet kryesore të SkyShowtime?
- SkyShowtime ju jep akses në origjinale ekskluzive të SkyShowtime, filma të bujshëm, seriale televizive hit, të preferuarat familjare dhe argëtim të vlerësuar me çmime nga studio kryesore globale. Platforma është gjithashtu shtëpia e universit Yellowstone dhe franshizave të tjera të njohura, së bashku me një përzgjedhje në rritje të produksioneve lokale në mbarë Evropën. Me një bibliotekë me përmbajtje të larmishme, publikime të reja të rregullta dhe opsione të përballueshme abonimi, SkyShowtime ofron argëtim premium për çdo lloj shikuesi.
Cilat janë çmimet e SkyShowtime?
- SkyShowtime ofron një gamë planesh abonimi të hartuara për t'iu përshtatur preferencave dhe buxheteve të ndryshme të shikimit. Çmimet mund të ndryshojnë sipas tregut dhe llojit të planit, duke u mundësuar klientëve të zgjedhin opsionin që i përshtatet më së miri nevojave të tyre. Për informacionet më të fundit mbi planet dhe çmimet e disponueshme në shtetin tuaj, vizitoni faqen tonë Planet.
Kush e zotëron SkyShowtime dhe cilat kompani qëndrojnë pas tij?
- SkyShowtime është një shërbim transmetimi i krijuar përmes një sipërmarrjeje të përbashkët midis Comcast dhe Paramount Global. Platforma sjell në një vend përmbajtje nga disa prej studiove dhe markave kryesore në botë, duke u ofruar abonentëve akses në një bibliotekë të gjerë filmash, serialesh dhe origjinalesh ekskluzive.
Cila është historia e SkyShowtime?
- SkyShowtime u lançua në vitin 2022 me qëllimin për t'u sjellë audiencave në mbarë Evropën argëtim premium nga studiot dhe markat kryesore globale. Që nga lançimi i saj, platforma është zgjeruar në 22 tregje, duke ofruar një gamë të larmishme filmash të bujshëm, serialesh televizive të njohura dhe produksionesh lokale. Sot, SkyShowtime vazhdon të investojë në përmbajtje të reja dhe rrëfime lokale, duke e bërë argëtimin e klasit botëror më të aksesueshëm për shikuesit në mbarë rajonin.
Çfarë është SkyShowtime
- SkyShowtime është vendi ku transmetohen përmbajtje argëtuese nga studiot më të mëdha në botë, duke ofruar fima dhe seriale nga Universal Pictures, Dreamworks, Sky Studios dhe Peacock, tek Nickelodeon, SHOWTIME®, Paramount+ dhe Paramount Pictures.
Çfarë mund të shoh në Sky Showtime?
- SkyShowtime është vendi i argëtimit më të fundit dhe më të bukur nga studiot më të mëdha botërore.
Filma: Nga filmat klasikë në sukseset më të fundit të ekranit në zhanre të ndryshme, si aksion, komedi, dramë, horror e të tjera.
Përmbajtje origjinale: Seriale dhe filma ekskluzive origjinale.
Shfaqje televizive: Seriale popullore për t'i ndjekur online, shtëpia e serialeve të suksesshme amerikane, dramave, komedive, "reality" dhe programe për fëmijë nga Nickelodeon.
Dokumentarë: Dokumentarë tërheqës që mbulojnë tema të ndryshme si historia, shkenca, natyra dhe krimi i vërtetë.











