Qendra e ndihmës

SkyShowtime.com nuk punon


Po has probleme me transmetimin e përmbajtjes nga skyshowtime.com ose faqja e internetit nuk ngarkohet? Përpara se të na drejtohesh si Tony Montana, provo këshillat e mëposhtme për zgjidhjen e problemeve.
     
    1. Provo të luash tituj të ndryshëm

    Nëse shfaqja televizive ose filmi që po përpiqesh të hapësh nuk ngarkohet, provo të shfaqësh tituj të tjerë. Nëse luhen mirë, ka gjasa që artikulli që po përpiqesh të transmetosh të jetë me defekt. Na kontakto dhe do t'ia raportojmë ekipit tonë teknik.
     
    1. Kontrollo statusin e shërbimit të SkyShowtime

    Nëse SkyShowtime nuk punon as në aplikacion dhe as në ueb dhe të gjitha shfaqjet tona televizive dhe filmat nuk luajnë, ka të ngjarë që ne të kemi probleme me shërbimin. Kontrollo faqen e statusit të shërbimit, nëse ka ndonjë problem të njohur, do ta publikojmë aty.
     
    1. Dil nga SkyShowtime.com

    faqen kryesore të SkyShowtime, kliko mbi avatarin tënd, dhe më pas te "Llogaria". Nga atje, zgjidhni ikonën e vogël të profilit në anën e sipërme djathtas të faqes dhe "Çidentifikohuni". Prit disa minuta dhe identifikohu përsëri.

     

    1. Rinis shfletuesin

    Mbyll dhe rihap shfletuesin për të rregulluar çdo problem të mundshëm.
     
    1. Pastro memorien specifike dhe kukit

    Duket disi klishe, por pastrimi i të dhënave të shumta të shfletimeve shpeshherë ndihmon që sajtet dhe faqet të punojnë përsëri. Zgjidh një nga shfletuesit e mbështetur më poshtë për udhëzimet:
       
    1. Rinis pajisjen tënde

    A ke provuar ta fikësh dhe ndezësh sërish pajisjen tënde? Veprim i thjeshtë, por shpesh efektiv.
     
    1. Kontrollo lidhjen e internetit

    Provo të luash disa përmbajtje të tjera në internet për të kontrolluar nëse Wi-Fi yt po funksionon.
     
    1. Rinis rrugëzuesin tënd

    Provo këtë nëse je duke transmetuar SkyShowtime nga shtëpia dhe lidhja e internetit po shfaq probleme.
     
    1. Dil nga SkyShowtime në të gjitha pajisjet

    Është praktikë e mirë që të dalësh nga të gjitha pajisjet e lidhura për të rivendosur sinkronizimin dhe për të fshirë të dhënat e mundshme të dëmtuara, që mund të ruhen në serverët tanë dhe të shkaktojnë probleme me luajtjen.

    Ke ende probleme? Na kontakto dhe ne do ta shqyrtojmë.

    A t'u duk e dobishme kjo?