Halo

Ndiq sezonin 1 dhe 2 të serialit Halo në SkyShowtime

Në një botë futuriste, njerëzit duhet të ngrihen së bashku për të ndaluar pushtimin dhe shkatërrimin e njerëzimit nga jashtëtokësorët.

Halo

DUHET TË BIEM ME QËLLIM QË TË NGRIHEMI

2 Sezoni - 8 Episodi - 42 Minuta - 2024 - Sci-Fi, Aksion, Thriller

Në sezonin e dytë, Mjeshtri i Madh drejton skuadrën e tij të spartanëve elitarë kundër kërcënimit jashtëtokësor që njihet si Besëlidhja. Si shpresa më e madhe e njerëzimit për të fituar luftën, Xhon-117 zbulon lidhjen e thellë me një strukturë misterioze jashtëtokësore që mban çelësin e shpëtimit të njerëzimit, ose shkatërrimin e tij: Halon.

Mjeshtri i Madh, nënoficeri Xhon-117

Luajtur nga Pablo Shrajber

Mjeshtri i Madh është një komandant i SPARTAN-II të Komandës Speciale Detare Luftarake UNSC. Ai është protagonisti dhe personazhi kryesor në trilogjinë Halo dhe sagën Reclaimer. Ai shërbente si një nga figurat më të rëndësishme të luftës së besëlidhjes me njerëzit. Me mbi tridhjetë vjet shërbim aktiv në detyrë, ai është bërë veterani më i dekoruar i luftës në Komandën Hapësinore të Kombeve të Bashkuara.

Shiko Halo sezoni 1 tani

Gjithë episodet në transmetim

Seriali origjinal i shekullit 26 rivendos kufijtë e dramës fantastiko-shkencore - vetëm në SkyShowtime.

Në serialin HALO, bazuar në videolojën e njohur me të njëjtin emër, Mjeshtri i Madh, superushtari, mbron njerëzimin nga aleanca ushtarake jashtëtokësore, Perandoria e Besëlidhjes.

Ndiq çdo betejë

Episodi 1
Një mision vdekjeprurës sjell një ndryshim në luftën e Mjeshtrit të Madh me Besëlidhjen. Xhon-117 përballet me një kërcënim të ri pranë.

I ri: Seriali digjital Halo

Të interesojnë detajet emocionuese të prodhimit të filmave dhe përvoja e vërtetë e një kampi stërvitor spartan? Shiko serialet tona digjitale të SkyShowtime në YouTube.

Zbulo më shumë seriale të reja për t'i parë

Argëtim që nuk mund ta humbasësh, me çmim të pakrahasueshëm

Ndiq më të fundit dhe më të mirat, të gjitha vetëm nga 4,99 €/muaj

Argëtim që nuk mund ta humbasësh, me çmim të pakrahasueshëm

Ndiq më të fundit dhe më të mirat, të gjitha vetëm nga 4,99 €/muaj

Pyetjet më të shpeshta

SkyShowtime është një shërbim i ri transmetimi, që sjell në një vend studiot me famë botërore, përfshirë edhe Universal Pictures, Dreamworks, Sky Studios dhe Peacock, deri te Nickelodeon, SHOWTIME®, Paramount+ dhe Paramount Pictures.
Katalogu ynë unik është plot me programe emocionuese dhe tërheqëse, me seriale dhe filma të rinj ekskluzivë, argëtim për fëmijë dhe gjithë familjen, histori reale dhe dokumentarë, si dhe një bibliotekë e mbushur me programet e preferuara të të gjitha kohërave

Zbulo më shumë rreth abonimeve mujore dhe vjetore këtu.

SkyShowtime mund të shihet në aparate celulare; shfletues interneti; pajisjet televizive dhe televizorët inteligjentë. Kliko këtu për listën e plotë.
SkyShowtime transmetohet tashmë drejtpërdrejt në pjesën më të madhe të Evropës. Nëse ndodhesh brenda zonës së BE-së, mund të shohësh SkyShowtime në vendet e tjera të BE-së ku ofrohet shërbimi.

Shikuesit mund të përdorin kontrollin prindëror për të krijuar një profil për fëmijë me përdorim të lehtë, ku përfshihen vetëm shfaqjet dhe filmat e përshtatshëm për të gjitha moshat.
Kliko për të mësuar më shumë rreth profileve të fëmijëve në SkyShowtime

Programet më të fundit argëtuese dhe më të mirat nga studiot më të mëdha botërore.
Nëse po kërkon suksesin e fundit të filmave aksion, gallatë për gjithë familjen apo serialin që të ngul para ekranit, për të cilin flasin të gjithë, do ta gjesh në SkyShowtime.

Na vjen keq që po largohesh, por e kemi bërë të lehtë të çregjistrohesh dhe të kthehesh te ne, kurdo që të duash.
Shko tek "Llogaria ime" dhe shtyp "Çregjistrohu", më pas ndiq udhëzimet në ekran. Do të marrësh një email që konfirmon anulimin.
Nëse abonohesh dhe paguan duke përdorur llogarinë që ke me partnerët e mëposhtëm, do të të duhet ta anulosh nëpërmjet tyre.
• Google
• Apple

Kur regjistrohesh për komunikimet me email nga SkyShowtime, do të marrësh mesazhe marketingu, oferta speciale dhe përditësim rreth SkyShowtime dhe partnerëve. Nuk do t'i ndajmë të dhënat e tua me asnjë palë të tretë.
Nëse ndërron mendje, mund të përditësosh zgjedhjet e tua të privatësisë në seksionin e llogarisë dhe mund të shohësh politikat e privatësisë këtu