Përshëndetje,, si mund të ndihmojmë?
Si ta përditësosh planin tënd
Si klient i SkyShowtime, ke opsionin për të ndryshuar kohëzgjatjen e planit, si dhe të përmirësosh ose të ulësh nivelin e planit tënd.
Megjithatë, ki parasysh se; kurdo që të kalosh në një plan tjetër (nëse e përmirëson, ul nivelin ose ndryshon kohëzgjatjen e planit tënd) do të humbësh përgjithmonë ofertat ose uljet e zbatuara në llogarinë tënde përveç nëse po përfiton një ofertë të angazhuar – atëherë, ndryshimi nuk hyn në fuqi deri në fund të periudhës së angazhimit.
Si ta përditësosh planin tënd
Ndiq këta hapa nëse je regjistruar drejtpërdrejt në faqen e internetit të SkyShowtime:
-
Hyr në llogarinë tënde në faqen tonë të internetit
-
Shko te "Planet dhe pagesa"
-
Kliko te "Ndrysho abonimin"
-
Zgjidh nivelin e planit dhe/ose kohëzgjatjen për të cilën dëshiron ta përditësosh
-
Zgjidh "Paguaj tani"
Nëse je abonuar përmes një nga ofruesve tanë partnerë, ki parasysh se hapat e mësipërm nuk zbatohen.
Për pyetje në lidhje me përmirësimin, uljen e nivelit ose ofertat, kontakto drejtpërdrejt ofruesin tënd.
Kur do të hyjnë në fuqi këto ndryshime?
Në varësi të ndryshimit, plani yt i ri i abonimit mund të nisë menjëherë, ose do të shtyhet për të nisur në fund të ciklit tënd aktual të faturimit dhe/ose periudhës së angazhimit. Kur e ndryshon kohëzgjatjen e planit, nëse ai nuk fillon menjëherë, do të të shfaqet një shënim në llogarinë tënde rreth planit tënd të ardhshëm dhe se kur do të nisë.
Për shembull; nëse përmirëson nga një plan mujor pa angazhim në një plan vjetor (me periudhë angazhimi) në mes të ciklit, ndryshimi i planit do të hyjë në fuqi sapo transaksioni të përfundojë në llogarinë tënde. Pastaj data jote e faturimit do të zhvendoset në datën e përmirësimit. Do të rimburohesh për ditët e papërdorura në abonimin tënd të mëparshëm.
Megjithatë, ka disa raste kur përmirësimi i abonimit tënd mund të shtyhet. Për shembull; nëse e përmirëson planin nga vjetor (nje periudhë angazhimi) në mujor, ky ndryshim plani shtyhet deri në përfundim të ciklit të faturimit aktual.
Nëse e ndryshon kohëzgjatjen ose e ul nivelin e planit, ky ndryshim shtyhet deri në përfundim të ciklit tënd aktual të faturimit ose periudhës së angazhimit.
Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na kontakto.
Na ndihmo të përmirësojmë artikujt tanë. A ishte e qartë kjo?