Qendra e ndihmës

Pse çmimi yt i SkyShowtime po ndryshon


Duke nisur nga 23 prilli 2024, do të rrisim çmimin e planit tonë ekzistues, që do të riemërtohet "Standard Plus".

 

nga hedhja në treg e SkyShowtime, ne kemi përmirësuar cilësinë e përmbajtjeve të disponueshme duke shtuar një gamë në rritje të SkyShowtime Originals, bashkë-prodhime dhe blerje në shërbimin tonë, si dhe kemi vazhduar investimin në programimin lokal.  Rritja e çmimit në planin Standard Plus na lejon t'i bëjmë të dyja.   

 

Jam anëtar ekzistues. Si ndikon tek unë rrija e çmimit?

Nëse je tashmë anëtar, më 23 prill, plani yt aktual i abonimit do të riemërtohet Standard Plus, dhe do mund të shohësh shfaqjet televizive dhe filmat e SkyShowtime si më parë.

 

Më e rëndësishmja, nëse ke pasur oferta të aplikuar në llogarinë tënde, si ulje të përjetshme 50%, do të vazhdosh të përfitosh nga oferta.

 

Çmimi yt Standard Plus do të ndryshojë në këtë mënyrë dhe do të jetë i njëjtë pavarësisht se si jeni regjistruar në fillim, pra, online ose përmes dyqanit të aplikacioneve.

 

Plani i pagesës mujore

Plani i pagesës vjetore

Kostoja aktualeEUR 5.99  në muaj EUR 46.99  në vit
Kostoja e re nga data 23 prill 2024EUR 7.99  në muaj EUR 62.99  në vit
 
 

Mos harro që duke nisur nga 23 prilli, mund të zgjedhësh planin e abonimit Standard me reklama. Këtu tregohen çmimet:

 

Monedha

Standarde me reklama

Plani i pagesës mujore

Standarde me reklama

Plani i pagesës vjetore

EUR 

4.99

39.99 

 

Rritja e çmimit do të hyjë në fuqi në datën tënde të parë të planifikuar të faturimit ose pas datës 23 prill 2024, nëse nuk zgjedh ta anulosh abonimin përpara asaj date.

 

Për më shumë informacion, referohu te komunikimi email që duhet të kesh marrë për ndryshimin e çmimit.

 

Ke nevojë për më shumë ndihmë? Na kontakto. 


A t'u duk e dobishme kjo?